Salah: Kërkesat e mia për Liverpulin nuk janë të çmendura!

Në moshën 29-vjeçare thotë se ka dëshirë të ketë edhe një kontratë të rëndësishme në “Anfild”. Mohamed Salah ndodhet në grumbullim me kombëtaren e tij të Egjiptit, por gjen kohë për një intervistë me një revistë mode, “GQ”, me titull, “Si Mo Salah u bë mbreti i ri i futbollit”. Revista e vlerëson si më të mirin e momentit në botë, mbi Mesin, Mbapenë e Levandovskin, ndërsa  e ngacmon për kontratën me Liverpulin. “Unë dua që të qendroj, – thotë sulmuesi, – por, nuk është në duart e mia. Është në duart e klubit. Ata e dinë se çfarë dua, dhe nuk po kërkoj çmendurira. Njeriu kërkon për atë që jep, duhet vlerësuar për atë që bën. Unë kam 5 vjet tek Liverpuli tashmë”. Besohet se, Salah kërkon deri në 350 000 paundë stërlina në javë, diçka që vërtet nuk quhet çmenduri, por reflektim i realitetit. Për momentin, shpreson të fitojë Kupën e Afrikës me Egjiptin e tij.

Sfidanti.al