Reali afrohet “metër pas metri” tek Mbapeja, pritet firmë deri në 2027

Ende asgjë nuk është arritur, të paktën nga palët nuk thuhet asgjë. Lajmet nga Franca janë që Paris SG i ka ofruar një tjetër kontratë të përmirësuar Kilian Mbapesë për ta bindur që të rinovojë. Gjithsesi, sulmuesi 23-vjeçar nuk ka dhënë përgjigje, ndërsa nga Madridi ka informacion se Reali është edhe më shumë optimist për ta marrë kampionin e botës në verë. Bisedimet javën e kaluar ishin me përfundime të mira, thuhet nga disa burime. Ka edhe lajme të pakonfirmuara që flasin për akord të arritur mes Realit dhe Mbapesë mbi bazën e një rroge tepër të lartë dhe të një kontrate deri në 2027 ose 2028.

Sfidanti.al