Ende nuk është plotësisht i kënaqur me veten, edhe pse duhet të ndihet tepër i plotësuar me llojin e futbollit që praktikon. E gjitha bota shkon në “qiellin e shtatë” kur sheh skuadrat e Jurgen Klopit, qoftë Dortmundin dikur, e tani Liverpulin, ndërsa trajneri gjerman u bë i pari në një ekip anglez që fiton çdo trofe të mundshëm, me përjashtim të Superkupës së Anglisë, e cila shpesh cilësohet më shumë si një miqësore luksi për të hapur sezonin. Klopi ka fituar me Liverpulin një Champions, një Premier Ligë, një Superkupë të Europës, një Kupë të Botës për klubet, një Kupë të Anglisë dhe një Kupë të Ligës angleze (Karabao), që do të thotë, 6 trofe. Në total, ai ka 11 trofe duke përfshirë edhe ato me Borusian, dhe besohet se do të fitojë edhe më shumë.
Sfidanti.al