President deri para pak vitesh dhe ndoshta figura më e madhe në klub, me gjithë respektin e pafundëm për “Kaizerin” Franc Bekenbauer. Kur Uli Hënesi flet për Bajernin, ai duhet dëgjuar madje duke mbajtur shënime dhe legjenda bavareze e tha mendimin e tij. Së pari për Levandovskin. “Unë mendoj se ai do të ketë një sezon shumë të mirë vitin e ardhshëm me ne, – tha Hënesi, – mendoj se Leva do të ndryshojë mendje, dhe kur të jetë 35 vjeç do ta kuptojë se çdo të thotë Bajerni për të”. Për frikën se skuadra po shkatërrohet? “Këto alarme i kemi dëgjuar edhe më parë, – tha ai, – nuk ndryshon asgjë, dhe Bajerni mbetet Bajern. Dortmundi ka marrë Zylen, Adejemin dhe Shloterbekun? Kjo do të thotë se vendin e dytë vitin tjetër e kanë të sigurt”. Sa për Niklas Zylen, ai nuk kursehet. “Mendoj se ai nuk ia shpërbleu klubit besimin e treguar, ajo që bëri ai është një skandal”, – përfundoi Uli Hënesi.
Sfidanti.al