I shquari Skënder Kurti nderohet nga i biri, Renato, me turneun ndërkombëtar në Tiranë

Motivi ishte i rëndësishëm dhe gjithçka shkoi madje edhe më mirë sesa pritej. Një turne boksi u mbajt në kryeqytet për nder të kujtimit të Skënder Kurtit, ish-trajnerit të shquar të këtij sporti, i cili humbi jetën nga koronavirusi rreth 2 vjet më parë. Aktivitetin në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” e organizoi djali i tij, Renato Kurti, që është trajner i ekipit të boksit të Tiranës, njëkohësisht edhe zv. trajner i kombëtares. Në ringun e ngritur në mesin e parketit të sallës së lojrave me dorë, pati ndeshje të forta, ku ishin të pranishëm kampionë të njohur shqiptarë si Alban Bërmeta dhe Nelson Hysa. Po ashtu, boksieri i Shkëndisë së Tetovës, Ali Azemi, zhvilloi me sukses ndeshjen e parë profesioniste në karrierë, në 6 raunde përballë sportistit serb, Slagjan Dragishiç. Renato Kurti, djali i të shquarit Skënder Kurti, u shpreh i kënaqur pas aktivitetit. Në turneun “Skënder Kurti” morën pjesë boksierë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia apo Hungaria. Data 14 maj u zgjodh qëllimisht, sepse është dita e lindjes së Skënder Kurtit në vitin 1959.

Sfidanti.al