Milani ia del, titulli pas 11 vite pritjeje është edhe më i bukur!

Ka mbetur vetëm ndeshja e fundit tashmë, ajo në fushën e Sasuolos, por entuziazmi i 75 000 tifozëve në “San Siro” ishte aq i madh, saqë ajo sfidë nuk llogaritej fare. Milani hoqi qafe edhe “mallkimin” e radhës duke fituar 2-0 në shtëpi ndaj Atalantës në Serinë A e duke hedhur hapin e vendosur drejt titullit. Flitet për kurorën e parë pas 11 vitesh, një pritje shumë e gjatë. Kuqezinjtë luajtën më mirë, duke qenë më konkretë në sulmet e tyre, edhe pse bergamaskët luftuan dhe e mbajtën topin madje pak më shumë sesa ata. Rafael Leao në 56’ dhe Teo Hernandez në 75’ mbyllën llogaritë me “DEA”-n që luftoi fort, por që nuk pati forcën për të ndalur një ekip që donte me patjetër të shkonte drejt titullit. Milani ka 83 pikë dhe është duke mbyllur një kampionat që e ka zhvilluar në mënyrë të shkëlqyer, pavarësisht gabimeve, e duke kthyer besimin tek vetja dhe tek tifozët. Meritë e trajnerit Pioli, e Zllatan Ibrahimoviçit, e drejtorit legjendë Paolo Maldini dhe e gjithë lojtarëve, si dhe e shefit ekzekutiv, Eliot.

Sfidanti.al