Pas 561 ditësh nga sherri, Benzema ia pason topin Vinisiusit

Do të thotë një vit e gati 200 ditë, dhe sot është harruar ajo ditë në Champions kur Karim Benzema shpërtheu kundër Vinisiusit në një ndeshje në Gjermani, Borusia Mynshengladba-Real Madrid. Në pushim të sfidës, kamerat në korridoret e stadiumit regjistruan francezin duke u kërkuar shokëve të ekipit me gjithë shpirt: “Mos ia pasoni topin atij”. “Atij” ishte Vinisiusi që ishte në kulmin e egoizimit, por braziliani ka mësuar. Në fitoren 6-0 ndaj Levantes, Benzemaja ia pasoi topin sulmuesit tjetër që shënoi 4 gola për Realin. Ky ishte katërgolëshi i parë i Vinisiusit në karrierë, ndërsa asiste pati edhe nga Benzema. “Vini” ka 22 gola dhe 16 asiste këtë sezon, pra nuk është më aspak egoist, ndërsa ka fituar 4 penallti.

Sfidanti.al