Qofsh perëndia vetë , edhe Del Piero nuk mund ta takojë  Mesin!

Alesandro Del Piero, sikurse duket, nuk e ka më atë “faca” (fytyrë) si para 10 vitesh, pasi rojat e sigurisë së një hoteli luksoz rus nuk e njohën atë. Para ndeshjes miqësore mes Rusisë dhe Argjeninës (0-1), në Moskë, futbollisti legjendar italian, duke u ndodhur në kryeqytetin rus, shkoi te hoteli, ku ishte vendosur ekipi argjentinas, që të takohej me Paulo Dibalën, të cilin shumkush e konsideron si trashëgimtarin e tij te Juventusi, dhe, vetkuptohet, edhe me Lionel Mesin. Por, në hyrje të hotelit, atë e ndaluan rojat e sigurisë.

Fillimisht, atë nuk e njohu askush, kurse, më pas, njëri u kujtua dhe tha: “Po, po, e njoh, ka dalë kampion bote me Italinë, më 2006!”. Se çfarë ndodhi më tej atje, në hyrje të hotelit, nuk dihet me saktësi, por, sidoqoftë, duket se atë e lejuan, sepse, më pas, në rrjetet sociale u publikua fotoja, ku Del Piero shfaqej në shoqërinë e Mesit, Agueros dhe Dibalës. Sikurse shihet, po gjen vend praktika e mosnjohjes së yjeve të sportit botëror, pasi diçka e ngjajshme i ndodhi, kohët e fundit, edhe tenistit aktual nr.1 të botës, Rafael Nadal, të cilin nuk e njohu dhe e ndaloi një roja sigurie në Paris.

Sfidanti.al