Pujol: Stoperi më i mire? As Ramosi, as Van Dajku e as De Ligti, por…

Legjenda spanjolle e futbollit, ish-qëndërmbrojtësi i Barcelonës Karles Pujol, i ndjek me vëmendje zhvillimet në fushat e futbollit, kështu që konsideratat e tij ai i shprehu në një intervistë që dha në gazetën e njohur spanjolle, “Marka”.
Kapiteni i paharruar i klubit gjigant katalonjës të Barcelonës, midis të tjerave, u pyet nga gazetari se cilin ai konsideron momentalist më të mirin që luan në pozicionin e qendërmbrojtësit, në të cilin ai ka luajtur dikur edhe vetë. Sikurse dihet, Pujoli vite më radhë është konsideruar në kohën e tij si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë, por, megjithëse gjatë këtij sezoni po dallohen Virxhil van Dajku i Liverpulit, Matijs de Ligti i Ajaksit dhe Serhio Ramosi i Realit, ish-qendërmbrojtësi i Barcelonës konsideron se stoperi më cilësor momentalisht në botë është bashkëlojtari i tij, Zherar Pike.
“Pa asnjë dyshim, Zherar Pike është më i miri. Unë e vendos atë para Van Dajkut dhe De Ligtit, po ashtu edhe para Ramosit. Madje, Pike është më i mirë edhe sesa unë. Ne, në fakt, jemi të ndryshëm, por ai është më cilësor. Ai, veç cilësive të shkëlqyera që zotëron si qendërmbrojtës, di të bëhet edhe lider në ekip”, tha Pujoli.
Sfidanti.al