Publik I madh në finalen e të rinjve në Gjermani, aty ku futbolli luhet “prej vërteti”

Ishin 33 450 tifozë në “Signal Iduna Park”. Jo për të ndjekur një ndeshje të Bundesligës, por finalen e kampionatit të të rinjve të Gjermanisë, mes Dortmundit dhe Bajernit. E pritshme dhe normale, në një vend ku futbolli vendoset në fushë dhe jo jashtë saj dhe ku mesatarja e tifozëve në Bundesligë është 45 000.

Një lojtar me origjinë shqiptare mund të ishte shpallur kampion. Meritan Shabani, djaloshi 18-vjeçar nga Kosova, pati dy raste të mira veshur me fanelën e Bajernit, por për fat të keq I humbi. Në të ardhmen, ai mund të luajë ndoshta për Kosovën, apo ndoshta edhe për Shqipërinë.

Dortmundi, kampion në fuqi, e mbrojti titullin, edhe pse u deshën 120 minuta dhe më pas gjuajtjet e penalltive. Borusia shfrytëzoi përvojën më të madhe me dy lojtarë që kanë qenë pjesë e skuadrës së të rriturve të trajnerit Tomas Tuhel. Ata ishin Feliks Paslak dhe Xhenis Burniç, por golshënuesi më I mirë, Larsen, nuk luajti për shkak dëmtimi. Tek Bajerni ishte vëllai I Mario Gëces, Feliksi, ndërsa tek Dortundi vëllai I Kristian Pulishiçit, Uilli.

Skuadra vendase luajti më mirë dhe pati më shumë raste, por në finale nuk u shënua asnjë gol.. Në përfundim edhe të 30 minutave shtesë, u kalua tek penalltitë, ku Bajerni humbi dy dhe Borusia vetëm një. U gjuajtën gjithsej nga 17 penallti për secilën skuadër, dhe Tilman humbi 11-metërshin vendimtar për bavarezët, ndërsa Piper I dha fitoren të vetëve. Ky ishte titulli I shtatë kampion për të rinj I Dortmundit.

Sfidanti.al