Uta Ibraimi është shqiptarja e parë femër që ngjit me sukses majën më të lartë në botë, Everest (8848 metra), në Himalaje. Ajo mbërriti, në majën e këtij mali të lartë, pardje, fiks në orën 05:05 të mëngjesit. Mbas këtij suksesi të madh, Uta shkroi në profilin e saj në Fejsbuk se kjo ishte sfida më e madhe e jetës së saj. Ajo vendosi në majën e Everestit flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë. Uta përfundoi, kështu, me sukses ngjitjen e saj që zgjati katër javë në Himalaje.
Ngjitjen e saj ajo e filloi në fshatin Jagat, 1200 metra lartësi mbidetare, dhe, gjatë shtatë ditëve të para, ajo kaloi një numër fshatrash të luginës Ralvaling, deri sa arriti në fshatin e fundit të saj në lartësinë 4200 metra mbi nivelin e ditës. Lugina Ralvaling është një ndër zonat, ku është zhvilluar budizmi gjatë shek. të 17-të dhe ajo ka qenë një zonë e ndaluar për të huajt. Kjo zonë u lejua që të vizitohej nga alpinistët vetëm 30 vite më parë.
Sfidanti.al