“Ju faleminderit, president”, ishin fjalët, me të cilat trajneri i Fenerbahçes së Stambollit, Zhelko Obradoviç, iu përgjigj presidentit të Turqisë, Taip Rexhep Erdogan, që e mori në telefon trajnerin serb, duke e uruar atë për titullin e kampionit të Evropës që ky ekip turk e fitoi të dielën e fundit, për herë të parë në historinë ë Turqisë, pasi mundi, në finalen e Euroligës, në Stamboll, Olimpiakosin e Pireut me rezultatin 80-64. Ndërkohë, në dhomën e zhveshjes së Fenerit mbizotëroi një heshtje e plotë!.
Sfidanti.al