PSZH-ja synon që të sjellë në radhët e veta pjesëtarin e përfaqësueses gjermane dhe të Mançester Sitit, Liroi Sane, bëjnë të ditur mediumet gjermane që shtojnë se ai do të mund ta zëvendësojë denjësisht brazilianin Nejmar që duket se do të largohet nga Parisi.
Sidoqoftë, interesim për Sanen ka treguar edhe Bajerni i Mynihut, por bavarezët nuk janë gati që të paguajnë 100 milionë euro, aq sa kërkon klubi “qytetar”, ndërkohë që klubi francez nuk e ka problem që ta paguajë një shumë të tillë.
Nëse Siti do të arrijë që ta shesë Sanen me shumën e mësipërme, atëherë ky klub mançesteras do të mund të sjellë në radhët e veta Leonardo Bonuçin dhe Zhoao Kanselon që do të mbulonin “vrimat” në mbrojtjen e ekipit të “Etihadit”.
Sfidanti.al