Edhe Barcelona kopjon nga  Reali? Prenoton  një japonez…!

Tanimë pothuajse është kompletuar transferimi i futbollisitit të ri, pjesëtar i përfaqësueses japoneze, Hiroki Abe, te Barcelona. Ky lojtar ofensiv anësor 20-vjeçar luajti me Japoninë në Kopën Amerika që sapo përfundoi, ndërkohë që ai ka luajtur edhe me klubin e njohur japonez, Kashima.

Futbollisti i ri japonez nënshkroi një kontratë shumëvjeçare me klubin katalonjas, ndërkohë që fillimisht ai do të luajë me Barcelonën B, nga ku, nëse do të arrijë t’ua mbushë mendjen drejtuesve, ai do të mund të kalojë tek ekipi i parë.

“Te Kashima unë jam përpjekur shumë dhe kam arritur të përmiresohem gjatë dy viteve të fundit. Mezi e pres sfidën e re te Barcelona dhe kam besim se unë do t’i kapërcej të gjitha pengesat që do të më dalin para në rrugën time”, deklaroi Abe që është japonezi i dytë që mbërrin në Spanjë,  pasi pak kohë më parë me Realin e Madridit nënshkroi kontratë Takefusha Kubo.

Sfidanti.al