Premtimi i Mbapesë: E kuptoj zhgënjimin e Realit, jam tifoz i Madridit në finalen e Championsit!

Sulmuesi që vendosi të rinovonte me Paris SG nuk harroi të jepte një mesazh edhe për klubin spanjoll, presidentin Florentino Perez dhe tifozët në kryeqytetin e Spanjës. Natyrisht, ka pasur shumë pezmatim tek Reali dhe shumë “mallkime” për Kilian Mbapenë pasi refuzoi të shkonte në “Santiago Bernabeu” dhe 23-vjeçari kërkon të thotë diçka të mirë edhe për “palën tjetër”. “E kuptoj zhgënjimin e Realit, – shkruajti ai në rrjetet sociale, – dua ta falenderoj me sinqeritet Madridin dhe presidentin Florentino Perez, do të kishte qenë një privilegj nëse do të kisha luajtur për një institucion kaq të madh. Zhgënjimi i Realit është në lartësinë e dyshimeve të mia. Do të jem tifozi i parë i Realit në finalen e Championsit këtu në Paris”.

Sfidanti.al