Suksesi ishte i merituar dhe i tillë që jep shpresë se do të arrihet sërish finalja e NBA-së ashtu si në 2020. Majemi Hit është një skuadër e vërtetë, me plot kuptimin e fjalës, një kolektiv i bashkuar dhe me personalitet siç e tregoi duke lënë pas humbjen e rëndë në shtëpi me Sëlltiksat, e duke fituar në Boston. Fitorja ishte 109-103 në një ndeshje ku floridasit kryesuan me 26 pikë, por në të cilën humbën yllin kryesor, Xhimi Batler. Ky i fundit pati lëndim në gjurin e majtë dhe nuk luajti gjatë gjithë pjesës së dytë (24 minuta). A do të mund të mbahet Majemi pa të? Nuk duket e lehtë edhe pse Adebajo shkëlqeu me 31 pikë, 10 topa në tabela, 6 asistë, 4 vjedhje topi e 1 bllokim gjuajtjeje. Në ekip janë edhe Taker, Strus apo Louri, por Batleri “ha bukë veç”. Për Bostonin pati dy dëmtime, por lojtarët u kthyen shpejt dhe këta ishin Markus Smart dhe Xhejzën Tatëm. Më i miri për vendasit ishte Xhejlën Braun me 40 pikë e 9 topa në tabela, Horford shtoi 20, Smart 16 si dhe Tatëm e Uilliams nga 10. Ndeshja e katërt luhet sërish në Boston dhe Majemi kryeson 2-1.
Sfidanti.al