Turneu më i vjetër i tenisit në botë mori një vendim pak kohë më parë për të përjashtuar sportistët rusë dhe bjellorusë nga edicioni i këtij viti për shkak të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Në solidaritet me popullin ukrainas ky vendim i Uimbëlldonit mund të ketë logjike, ndonëse nuk është Danil Medvedevi që vendos për sulmin ndaj Donbasit apo Harkovit. Gjithsesi, përplasja ishte “pas porte” pasi organizatat e tenisit të meshkujve (ATP) dhe të femrave (WTA) morën një vendim si përgjigje duke vendosur që të mos japin pikë për tenistët që do të marrin pjesë në Uimbëlldon. Organizatorët e Grand Slemit londinez deklaruan më pas se “ne nuk duam që të kontribuojmë në propaganën ruse” dhe shtuan se “ky është një vendim i ekzagjeruar”. Gjithsesi, nuk rezulton që në 2003 apo në 2004, kur SHBA dhe Britania e Madhe sulmuan dhe pushtuan Irakun, Uimbëlldoni të ketë përjashtuar tenistët amerikanë apo britanikë.
Sfidanti.al