Epoka “post Levandovski”, Bajerni ka përpara vetes një verë të nxehtë

Jo vetëm sulmuesi polak, por ndoshta edhe Serg Gnabri mund të largohet. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që yjet të nisnin ta refuzonin kaq shumë Bajernin siç po ndodh këto kohë dhe ia vlen të rreshtojmë ata që kanë ikur, që nga Tiago Alkantara, Toni Kros (edhe më herët), David Alaba, Niklas Zyle dhe tani me gjasë Leva e Gnabri. Për më tepër, trajneri Nagelsman po has probleme për të luajtur me shpejtësi sepse Alfonso Dejvis ka qenë i dëmtuar dhe i sëmurë, ndërsa Leroi Sane nuk po arrin kurrë të jetë i qendrueshëm. Si do t’ia bëjnë bavarezët? Askush nuk arrin ta kuptojë, ndërsa Sebastian Haleri i Ajaksit mund të mos mjaftojë, kurse për Sasha Kalajxhiçin ka hyrë në lojë edhe Mançester Junajtidi. Sa për Usman Dembelenë, ai nuk është për “dhëmbët” e Bajernit, ndërsa klubin e madh gjerman e pret një verë e nxehtë.

Sfidanti.al