Antonio Konte realizon kryeveprën e fundit, kualifikon Totenhemin në Champions

Nuk e vlerësojnë aspak si “të bukur”, por më shumë është në rolin e “bishës”. Gjithsesi, Antonio Konte ka një “zjarr” të fuqishëm në brendësi të tij që e ndihmon të luftojë për të fituar në çfarëdo situate. Nëse Mançester Siti duhet lavdëruar që fitoi titullin dhe Liverpuli që mund të ketë tre trofe këtë sezon, trajneri italian duhet vlerësuar lart që arriti diçka që as nuk mendohej. Totenhem Hotspuri u kualifikua për në Champions duke lënë pas ato ekipe që ishin favoritë ndaj Spërsave, si Mançester Junajtidi, Arsenali dhe Uest Hemi. Nga vendet e fundit të Premier Ligë, ku Konte e mori ekipin, “gjelat” e Londrës dolën në vend të katërt, një titull i vërtetë për italianin. Një sukses po aq i madh sa titujt me Juven, Interin dhe Çelsin, ndërsa Konte kërkon përforcime gjatë verës që të luftojë për titull sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al