E tillë duket situata për sulmuesin polak i cili gjithnjë e më shumë shihet larg nga Mynihu. Nëse diferenca mes dy klubeve për një futbollist është 8 milionë euro, do të thotë se ajo mund të “zerohet”. Mediat spanjolle shkruajnë se Barcelona ofron 32 milionë euro për kartonin e Robert Levandovskit, ndërsa Bajerni kërkon 40. Referimi është tek tabloidi “Bild”, ndërsa sipas “transfermarktit”, kartoni i Levës vlen 50 milionë euro. Gjithsesi, kontrata e tij në Mynih përfundon në 2023, dhe sulmuesi ka bërë me dijë se nuk do të ketë rinovim.
Sfidanti.al