Do të provojë një tjetër futboll në karrierën e tij, madje një të tillë ku duhet karakter shumë i fortë. Tomas Strakosha ka zgjedhur Premier Ligën angleze për të vazhduar me futbollin, duke i dhënë lamtumirën Lacios pas barazimit 3-3 me Veronën. Mediat italiane dhe ato angleze flasin për një akord 4-vjeçar me Fulhamin e sapongjitur në elitë, pra deri në 2026. Për rrogën nuk flitet shumë, por besohet se do të fitojë më shumë sesa tek Lacio, padyshim 2 milionë euro në sezon madje edhe më shumë. Për kombëtaren shqiptare do të ishte një lajm i mirë nëse Strakosha do të ishte titullar, por kështu duket se do të ndodhë.
Sfidanti.al