Prag Hungari-Shqipëri, a do të ndodhë më në fund mrekullia në Budapest?!

Një tjetër moment i së vërtetës ndodhet përpara nesh. Kombëtarja shqiptare ka sërish një sfidë tepër të rëndësishme për shanset e kualifikimit në finalet e një turneu të madh, dhe synimi është vetëm njëri, të mos kthehemi pa pikë nga Budapest. Ekipi i trajnerit Edi Reja luan në fushën e Hungarisë, sonte në orën 20:45, përballje ndaj një rivali direkt për të shkuar të paktën në plej ofin për në Botëror. Me 12 pikë në 6 ndeshje, kuqezinjtë janë 1 pikë mbi Poloninë e 2 pikë sipër hungarezëve, ndaj humbja nuk lejohet nëse dëshirojmë të kemi shanse.

Reja pritet të bëjë dy ndryshime në formacionin e tij të zakonshëm, me Uzunin që besohet se do të zerë vendin e Manajt në sulm, dhe Çekiçi që cilësohet favorit ndaj Bajramit në mesfushë. Skema është e njëjta, 3-5-2, me kapitenin Berisha në portë, treshen e përhershme Ismajli-Kumbulla-Gjimshiti në mbrojtje, Hysajn e Trashin nga krahët (ndonëse edhe Balliu ka shpresa), si dhe me Cikalleshin sulmues kryesor. Në mesfushë, edhe Bare e Gjasula, ndërsa mungojnë Abrashi e Laçi. Hoxhallari mungon për Kovid, ndërsa Balaj është lënduar në grumbullim, gjatë seancave stërvitore.

Kombëtarja fitoi 1-0 ndaj Hungarisë një muaj më parë në “Elbasan Arena” me golin e Armando Brojës, dhe shpresat ekzistojnë për rezultat pozitiv, aq më shumë që hungarezët do të luajnë pa tifozë për shkak të dënimit për shkak të racizmit.

Formacioni i mundshëm (3-5-2): Berisha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Bare, Gjasula, Çekiçi, Uzuni, Cikalleshi.

Sfidanti.al