Ishte raundi të gjashtëmbëdhjetave të finaleve të Kupës së Kampionëve në 20 tetor 1971 dhe Borusia e Mynshengladbahut priti në stadiumin e vet Interin e Milanos, të kurorëzuar 11 herë kampion i Italisë. Gladbahu luante në atë kohë në stadiumin prej druri “Bëkelberg” e ndoshta italianët e morën pak si lehtë ndeshjen.Ajo përfundoi 7-1, edhe pse Boninsenja barazoi fillimisht në 1-1 golin e Jup Hajnkesit. Kur rezultati ishte 2-1 për gjermanët me gol të Le Fevres, një kanaçe Koka Kole goditi Boninsenjën, dhe sipas dëshmitarëve aty pranë, Sandro Macola i thirri diçka shokut të skuadrës, i cili menjëherë u shtri në tokë sikur e kishte goditur rrufeja. Gynter Necer e fshehur kanaçen, ndërsa Macola shkoi tek dy tifozë italianë që po pinin Koka Kola dhe ia dorëzoi kanaçen arbitrit të hutuar Xhef Dorpmans. Boninsenja doli nga loja me barrelë, por gjermanët e akuzuan për aktrim, mendim që e ka edhe sot Rainer Bonhof. Gladbahu fitoi 7-1, por ndeshja më pas u anulua. Anulimi u vonua pasi u luajt ndeshja e dytë në Milano që Interi e fitoi 4-2, ndërsa përsëritja e së parës u zhvillua në Berlin e përfundoi 0-0. Interi doli në finalen e Kupës së Kampionëve, por u mund 2-0 nga Ajaksi i Krujfit. Në Gjermani, së fundmi botuan një libër të titulluar “kërcitja e pushkës në Bëkelberg”!
Sfidanti.al