Paska pasur të drejtë Poçetino, Mesi i dëmtuar nuk shkon në Metc!

Mosha ndikon tek njeriu dhe kështu ndodh edhe tek jashtëklasët. Lionel Mesi nuk do të mundë të luajë këtë mesjavë në Ligën franceze për shkak të një goditjeje që ka marrë në gju, të paktën kështu informon Paris SG. Argjentinasi mbeti i pakënaqur që u zëvendësua nga trajneri Poçetino në ndeshjen e fituar 2-1 ndaj Lionit, gjithashtu në ligë, dhe duket se nxjerrja nga fusha paska qenë me arsye të fortë. “Unë mendoj për të mirën e lojtarëve dhe të ekipit”, – tha Poçetino. PSG do të japë njoftim të ri për Mesin pas 48 orëve, ndërsa shpresohet që ish-kapiteni i Barcelonës të luajë të shtunën ndaj Monpeljesë. Mesjavën tjetër, PSG do të ndeshet me Mançester Sitin në Champions, dhe francezët shpresojnë që argjentinasi të jetë i gatshëm.

Sfidanti.al