Tuheli “tremb” Anglinë dhe Europën me dyshen Lukaku-Verner!

U duk sikur sulmuesit gjerman ia kishin hequr vizën, por këtë gjë nuk e paska bërë njeriu më i rëndësishëm pas atij vetë, trajneri i Çelsit. Tomas Tuhel ka besim tek Timo Verner, një vit e ca pasi lojtari ofensiv mbërriti në Londër që nga Lajpcigu, duke qenë në atë kohë një nga shënuesit më të mirë të Bundesligës. “Verneri po na tregon sesa i rrezikshëm mund të jetë nëse luan në krah të Lukakut, – tha Tuheli, – ai ka qenë i zhgënjyer nga paraqitja në Europian dhe nga ndeshjet e para të sezonit, e unë nuk mendoj se ai ka qenë i kënaqur me veten, por po fiton besim. Unë e shoh në stërvitje që është më i çliruar, më i rrjedhshëm në veprime. Për këtë arsye, unë e aktivizova shpejt ndaj Totenhemit, shenjat janë të mira”. Verner shënoi vetëm 6 gola në Premier Ligë sezonin e kaluar, ndërsa ende nuk ka shënuar këtë vit, duke luajtur më shumë si zëvendësues.

Sfidanti.al