Alegri: Juventus, nuk mund të luajme me 10 vetë në fushë!

Për kë e ka këtë deklaratë dhe akuzë trajneri bardhezi? Këto kohë Masimiliano Alegri nuk është aspak i lumtur, as për rezultatet dhe as për mënyrën sesi po luajnë lojtarët e tij, ndonëse shpesh ka thënë se ekipi duhej të kishte më shumë pikë. Në një deklaratë të fundit, ai është shprehuse “kush hyn në fushë duhet të japë maksimumin, sepse Juventusi nuk luan dot me 10 vetë”. Piemontezët janë në prag të ndeshjes me Specian, që në këto kushte nuk është aspak e lehtë, dhe duhet bërë rotacion. “Do të ketë të reja nga Kieza dhe De Ligt, – thotë trajneri, – Morata ka rikuperuar, ndërsa Kielini është me temperaturë”.

Lidhur me shfrimin pas ndeshjes me Milanin, Alegri pranon se “unë jam i kthjellët, por nuk jam prej hekuri”. Një sezon shumë i vështirë ky për rekordmenët e titujve në Serinë A, që janë 10 pikë pas kreut dhe që duket se mund të mos e fitojnë “Skudeton” për të dytin sezon radhazi. Mediat italiane, ndërkaq nuk harruan ta theksonin se atmosfera tek Juvja është e vështirë, dhe të shprehnin dyshime për të ardhmen. “Tutosporti” dhe “Il Korriere delo Sporti” ishin në një gojë duke shkruar se veprimi i Alegrit krijon diskutime dhe polemika dhe rrezikon ekuilibrin e piemontezëve.

Sfidanti.al