Pas Shmajkelit është trajneri i Danimarkës që “thumbon” UEFA-n

Ajo që ndodhi në ndeshjen e Europianit në Kopenhagen ndoshta do të ketë nevojë për një hetim më vete, dhe danezët janë padyshim të zemëruar. Pas ish-portierit Peter Shmajkel që akuzoi UEFA-n për kërcënim ndaj ekipit kombëtar të Danimarkës, doli dhe foli trajner i skandinavëve, Kasper Hjulmand. Ai pohoi ato që kishte thënë Shmajkeli, se ndeshja u detyrua të përfundohej si pasojë e presionit nga UEFA.

“Koronavirusi të lejonë ta shtysh një ndeshj 48 orë, – tha ai, duke iu referuar rregulloreve të UEFA-s, – ndërsa një ndalim zemre natyrisht nuk ta jep këtë mundësi. Unë mendoj se kjo është gabuar dhe ne duhet të nxjerrim përfundimet pas kësaj që ndodhi. Nuk ishte vendimi i duhur për të luajtur, dhe djemtë treguan guxim të madh që e bënë”.

Sfidanti.al