Liverpuli merr lejen, “Anfildi” do të bëhet më i madh e më i frikshëm!

Edhe me kaq publik sa merr sot është një burim frymëzimi për vendasit, dhe një tmerr për vizitorët. Stadiumi i Liverpulit, “Anfild” ka marrë lejen nga autoritetet vendore që të zgjerohet dhe planet e klubit janë për të shtuar me 7 000 vende tribunën “Anfild Roud”, për të arritur kapacitetin 61 000 vende. Kjo do ta bënte “Anfildin” stadiumin e tretë më të madh në Premier Ligë pas “Old Trafordit” të Mançester Junajtidit që ka 76 000 vende dhe “Totenhem Hotspur Stadionit” me 62 850. Shpenzimet pritet të arrijnë shifrën 60 milionë paundë stërlina dhe të vazhdojnë 18 muaj. Klubi mori leje nga pushteti vendor, ndërsa kishte ankesa nga banorët se zgjerimi i stadiumit mund të dëmtonte disa pemë në park. Liverpuli po ashtu mori leje për të organizuar 6 aktivitete të mëdha çdo vit, që do të jenë koncerte muzikore.

Sfidanti.al