Se ku ka shkuar ajo skuadër e dikurshme e “gjelave” kjo nuk kuptohet mirë. Që nga Botërorët 1982 e 1986, Europiani 1984 apo Kupa e Botës 2006, kur spektakli ishte i garantuar, jemi në këtë gjendje kur me gjithë yjet e botës në formacion, Franca nuk arrin të kënaqë. Dakord, fitoi 1-0 ndaj Gjermanisë madje me një autogol, sepse pati diferencë klasi dhe luajti me kundërsulm pasi shënoi, por nuk mund të quhet ndeshja më e bukur në Europian deri tani, ajo që ka vetëm dy gjuajtje në kuadrat e portës.
Përtej bukurisë për t’u parë të Mbapesë, Benzemasë, Pogbasë, Grizmanit, Varanit, Pavari, Hernandezit e Kimpembes, mdje edhe Kantesë, loja ishte konservatore, dhe Gjermania bëri më shumë. Ekipi i Lëvit mbajti topin 61 për qind, gjuajtjet drejt portës ishin 9-3 për vendasit, kornet 5-3. Vendosi autogoli i Mats Humelsit, ndërsa dy gola të krijuar nga Mbape, fillimisht shënuar nga ai vetë, pastaj nga Benzema, u anuluan për pozicion jashtë loje.
Franca: Joris, Pavar, Varan, Kimpembe, Hernandez, Rabio (Dembele 90’), Kante, Pogba, Grizman, Benzema (Toliso 89’), Mbape. Tr. Deshamp
Gjermania: Nojer, Ginter (Xhan 87’), Humels, Rydiger, Kimih, Gyndogan, Kros, Gosens (Foland 88’), Gnabri (Verner 74’), Havarc (Sane 74’), Myler. Tr. Lëv
Sfidanti.al