Një duartrokitje UEFA-s për racizmin, Arnautoviç mund të përjashtohet

Një hetim nis dhe përfundimi mund të jetë i ashpër. UEFA është vendosur në lëvizje pas fjalëve të thëna nga Marko Arnautoviç në ndeshjen Austri-Maqedoni e Veriut. UEFA njofton se hetimi bazohet në nenin 31 (4) të Rregullores së Disiplinës, dhe për këtë do të veprojë një inspektor i etikës dhe i disiplinës. Incidenti ndodhi në minutën e 89-të, kur Arnautoviçi besohet se ofendoi në gjuhën serbe një apo më shumë lojtarë me origjinë shqiptare të ekipit maqedonas, që mund të ishin Ezgjan Alioski ose Egzon Bejtullai. Arnautoviçi ofendoi me fjalë të ndyra nënën e njërit prej tyre, ndërsa më pas kërkoi falje publikisht në rrjetet sociale duke theksuar se nuk është racist.

Sfidanti.al