E pamundur t’i dihet përfundimi kësaj serie, ndonëse skuadra nga shkretëtira është ende me më shumë përparësi. Dakord, Juta Xhaz ka favorin e faktorit fushë, por Klipersat të paktën mund të shpresojnë përsa kohë që Kauai Leonard dhe Pol Xhorxh janë në formën që treguan në ndeshjen e katërt. Klipersat fituan në “Stejpëll Sentër” me shifrat 118-104, dhe barazuan serinë gjysmëfinale të plej ofit në Konferencën Perëndimore në 2-2.
Leonard e Xhorxh shënuan të dy nga 31 pikë, numri 2 shtoi edhe 7 topa në tabela, 3 asistë, 2 vjedhje topi e 1 bllokim gjuajtjeje. Xhorxh pati 9 topa në tabela dhe 4 asistë. Donovan Miçëll i miqve shënoi 37 pikë, por gaboi shumë në gjuajtje duke marrë shumë përsipër. Realizimi i tij nga aksioni ishte rreth 33 për qind (9-26), pra shumë poshtë për nivelin që ka. Ndeshja e pestë luhet në fushën e Juta Xhazit në Solt Lejk Siti.
Sfidanti.al