Largimi i David Alabës ka krijuar një vrimë në mbrojtjen bavareze dhe trajneri Julian Nagelsman po përpiqet që ta mbulojë. Për këtë arsye, tekniku 34-vjeçar ka gjetur ndoshta lojtarin e duhur, Xhoshua Kimihun. Numri 6, i cilësuar si kapiten i ardhshëm i ekipit, ka luajtur në krah dhe në mesfushë, ndërsa tani duhet të tërhiqet pak më prapa. “Ekipi mbi të gjitha”, thuhet në këto raste. Përveç rolit të ri, Bajerni pritet t’i japë Kimihut edhe kontratën e re me vlerë 20 milionë euro në sezon. Një gjë të tillë besohet se do ta bëjë edhe numri 8, Leon Gorecka.
Sfidanti.al