Flasim për Bundesligën e dytë gjermane, flasim për biznese modeste në krahasim me Mançester Sitin, Paris SG, Realin apo Mançester Junajtidin. Dinamo e Dresdenit është një ekip me traditë në Gjermani, sidomos në atë ish-Lindore, ndërsa këtë sezon do të luajë në Bundesligën e dytë. Së fundmi, klubi ndryshoi sponsorin e ri të birrës, duke zgjedhur Radebergerin në vend të atij që ishte deri vjet, Feldshlëshen (Feldschloesshen). Me këtë kontratë, Dresdeni siguron mbi 2 milionë euro në 5 vjet, që nuk janë pak në këto nivele, ku lojtarët merren me parametër zero. Një ndryshim emocional pas 10 vjetësh, por shumë i mirë nga ana ekonomike.
Sfidanti.al