Lejkërsat e Lebronit, me yje të mëdhenj, por në moshë të rrezikshme

Çfarë mund të thuhet kur basketbollisti numër 1 i ekipit është 37 vjeç në 30 dhjetor, që një tjetër i ka mbushur 37, që një tjetër është 33 vjeç dhe dy të tjerë 36! Nuk po flasim për një ekip të krijuar nga ish-basketbollistë që mblidhen bashkë për spektakël, por për Los Anxhelos Lejkërsat, skuadrën më historike dhe më fituese në NBA (bashkë me Boston Sëlltiksat) që dëshiron të fitojë një tjetër titull. Lebron Xhejmsi është ai që do të mbushë 37 në dhjetor, Karmelo Entoni i ka 37 vjeç, Rasëll Uestbruk i prezantuar së fundmi është 33, ndërsa Duajt Hauard dhe Trevor Ariza janë nga 36 vjeç. Më i riu ndër ta, Entoni Dejvis me 28 vite mbi supe, por më shumë probleme dëmtimesh. Mark Gasol, gjithashtu do të jetë në ekip dhe në janar do të jetë 37! A mundet që një ekip i tillë të përballojë një sezon të plotë të NBA-së, bashkë me plej ofin dhe të luftojë për titull? Duket e vështirë!

Sfidanti.al