Një kafe për arbitrin ? Sikur të ishte safi kafe, do “pinim” gjithë Brazilin

Nuk e gjetën fituesin në fushë futbollistët, ndaj presidentët e Kukësit dhe Partizanit, Gjici dhe Demi, sidomos i pari, kanë vendosur ta vazhdojnë ndeshjen edhe pas 90 minutave. Ashtu si Partizani që është i shkëputur me një tufë pikësh, edhe Gjici duket i shkëputur në “klasifikim” për batutat që vlejnë si gola, ose edhe si autogola..pas ndeshjes.
“ Të gjithë e panë që Kukësi ishte superior gjatë ndeshjes, por e dimë të gjithë si i ka marrë penalltitë Partizani. Unë s’kam lidhje me arbitrin, presidenti Demi ka pirë kafe me Jorgjin”. Po cilën “kafe” preferojnë arbitrat tanë: të shkurtër, të mesme apo të gjatë? Thonë se po të ishte punë kafeje, ky marifeti me arbitrat, nuk do të dilte e gjithë kafeja e Brazilit. Më mirë se vetë presidentët, ata që mund të pagëzohen “kamarierët e lodrës ”, askush nuk e di tamam deri ku shkon ..fatura.
Por, një gjë është e vërtetë: ky kampionat, për të cilin sistemi po vetkrenohet me ndershmërinë dhe durimin e tepruar që po tregon këtë herë, nuk është ideali për t’u tundur në fund nga shfrenimi i arbitrave në garën për..gabime njerëzore! Kur Gjici i kujton Demit “kafen” me arbitrin Jorgji për një ndeshjeje që u luajt më shumë me fjalë sesa me topin, sepse na kujtohet si “turbullt”, ndofta për shkak të harresës që injektohet, një ndeshje për titull , ku heroi i skenës ishte ky arbitri Jorgji, një hero në ditë të zezë që dëshmoi se kur çmëndet sistemi , arbitrat nuk pinë kafe, por ..gjak luani!
Sfidanti.al