Dita erdhi më në fund; Mik Shumaher shkëlqen me Ferrarin në Bahrein

Mik Shumaker iu jep krahë ëndrrave të Ferrarit, tifozëve të Kokëkuqes dhe të gjithë të apasionuarve të Formula 1 e sportit në përgjithësi. Djali i legjendës së Formula 1, Mikael këtë të martë kreu testet e tij me Ferrarin në pistën e Bahreinit dhe nuk zhgënjeu aspak.

Në këto teste që u kushtëzuan nga reshjet aspak normale të shiut , Mik Shumaher u rendit në vendin e dytë me kohëb 1 minutë 29 sekonda e 976 të mijtat. Më mirë se ai bëri vetëm piloti i Red Bull, Maks Vershtapen me 1 minutë 29 sekonda e 379 të mijtat

Nuk ndodhte që nga 2006 që një Shumaher të drejtonte një makinë të Ferrarit dhe sot pas 13 vitesh u pa dicka e tillë. Ky mbiemër legjendar u shfaq sërish aq sa bëri që edhe qielli i Bahreinit të prekej nga momenti kur 20 vjecari Mik, nën vështrimin e nënës së tij Korina, të hyjë për herë të parë në makinën me të cilën i ati fitoi 5 tituj botërorë radhazi për pilotë.

Pas disa orësh pushimi të kushtëzuar nga reshjet e shiut, Mik Shumaher, makina e të cilit kishte numrin 29, shpërtheu duke e ulur 3 herë kohën më të shpejtë për të mbyllur përfundimisht këto teste me 1 minutë 29 sekonda e 976 të mijtat duke u bërë i pari pilot që e ul kufirin e kohës së pistës nën 1 minutë e 30 sekonda duke u dorëzuar vetëm përballë Vershtapenit

Mik Shumaher do të bëjë testet e radhës me makinën Alfa Romeo, ku do të zëvendësojë Xhovinacin që u rendit i 10 në këtë ditë të para testesh duke i paraprirë Fernando Alonsos. Ai që nuk u shfaq shumë ishte Hamilton që shënoi koihën e 6 më të mirë, me 1 sekondë e 2 të dhjetat më shumë se Shumaher Jr duke bërë që tifozët e Ferrarit të shfrenojnë fantazinë e tyre. Por në këtë moment ajo që ka rëndësi është që të mos ushtrohet presion mbi talentin 20 vjecar në mënyrë që të përmirësohet dhe rritet me qetësi.

sfidanti.al