Mërrej rimerr raketën në duar: Do të më pëlqente të rikthehesha

Endi Mërrej është kthyer, por ende jo në fushat e lojës për të zhvilluar ndonjë ndeshje zyrtare. Në fakt britaniku ka nisur të stërvitet vetëm, teksa përplas topin në mur. 31 vjecari, ish numri 1 i renditjes ATP, iu nënshtrua një ndërhyrjeje delikate kirurgjikale në ijen e djathtë ndërkohë që në Melbërn u bë protagonist i një konference për shtyp dramatike teksa deklaroi tërheqjen nga aktivitetet.

‘Shpresoj që të luaj të paktën deri në turneun e Uimbëlldonit, më pas do të tërhiqem-deklaroi në atë kohë Mërrej gjatë Australian Open ku u eliminua që në raundin e parë. Vetëm pak ditë pas eliminimit ai kreu operacionin dhe nisi fazën e riaftësimit dhe tani ai në mënyrë të papritur ai shihet sërish me raketë në dorë.

‘Operacioni shkoi shumë mirë-tha Mërrej-jam shumë më i lumtur tani se 12 muaj më parë sepse tani mund të lëviz pa ndjerë dhimbje në ije, ndryshe nga sa ka ndodhur dy vitet e fundit. Procesi i riaftësimit është i ngadaltë por po ecën, duhet vetëm të jem i duruar e të shoh progresin. Do të më pëlqente të kthehesha, nëse do të jetë e mundur’

sfidanti.al