Tifozët prisnin driblimet, asistet dhe golat, por morën fanelën e një lojtari që nuk mundi të zbriste në fushë. Nejmar ishte gati, por një “copë letër”, një dokument punësimi që nuk erdhi nga Federata Franceze e Futbollit, bënë që debutimi i tij tek Paris SG të ishte në tribunë. Njeriu më i shtrenjtë i këtij sporti në botë e ndoqi si spektator ndeshjen që PSG fitoi 2-0 ndaj Amienit, të sapongjitur në ligën e parë franceze. Thirrjet “Nejmar, Nejmar” nuk munguan, por golat e fitores erdhën nga Edinson Kavani dhe Havier Pastore, me brazilianin që thjesht mundi t’i dhuronte ultrasve fanelën e tij përpara fillimit të ndeshjes së parë të sezonit. Debutimi i tij, për fat të keq, do të bëhet larg Parisit, besohet në takimin e radhës.
“Jam shumë i lumtur, – tha Nejmari, fjalët e zakonshme përpara tifozëve, – kjo është një ëndërr për mua (sa herë është thënë kjo shprehje-stampë?). Jam gati për sfidën e re. Parisi është magjik”. Ekziston dyshimi se dokumenti që pengoi Nejmarin u pengua nga Federata Spanjolle e Futbollit, sepse duhej të vinte prej saj deri në mesnatën e së premtes. Pa yllin kryesor, parizienët sërish patën epërsi ndaj një kundërshtari modest, ndonëse sfida kryesore do të jetë Championsi.
Sfidanti.al