E pabesueshmja ndodhi në Stadiumin Olimpik të Londrës, me Usain Boltin që i tha lamtumirë garës së 100 metrave në karrierë, duke humbur sprintin e tij të fundit. Në finalen e Botërorit xhamajkani i lavdishëm, më i madhi atlet i historisë, doli vetëm në vendin e tretë, ndërsa amerikani Xhastin Gatlin fitoi titullin. Në vendin e dytë, Kristian Koleman. Titulli më i bukur mediatik, menjëherë pas garës ishte i “Markës”: Gatlin e kthen Boltin në human. Amerikani fitoi me kohën 9”92, Koleman pati kohën 9”94. Kampioni i ri i botës nuk është shumë i dashur në Londër, pasi publiku vërshëlleu fuqishëm kundër tij përpara dhe pas garës.
Sfidanti.al