Transferimi i Neymar te Paris Saint Germain ka ngritur shumë dyshime te pjesa më e madhe e tifozëve dhe kjo si për faktin që braziliani u largua nga një prej skuadrave me më shumë traditë në fitoren e trofeve si Barcelona, ashtu edhe për shifrën shokuese të shpenzuar për të; 222 milionë Euro. Dhe në mënyrë spontane gjithkujt i ka lindur pyetja; Sa do të kushtonin sot kampionët e së shkuarës si Maradona apo Van Basten? Kësaj pyetje i kanë dhënë përgjigje ekspertët e portalit playratings.net që merret me aspektin financiar të futbollit. Këta espekrtë nisën menjëherë punën dhe për të përcaktuar çmimet e yjeve të së kaluarës në futboll dhe u bazuan në 2 aspekte; rivlerësimi monetar dhe rritja e të ardhurave të klubeve.
Duke u bazuar te ky studim rezulton se Maradona që u ble nga Napoli në 1984 për 13 miliardë lireta, sot do të kushtonte 345 milionë Euro. Van Basten, i blerë nga Milani në 1987 për 1.75 miliardë lireta, do të vlerësohej me ‘vetëm’ 328 milionë Euro. Por ai që do të vendoste rekord në këtë pikë dotë ishte Fenomeni Ronaldo. Interi e siguroi brazilianin në 1997 për 54 miliardë lireta, ndërkohë që sot vlera e kartonit të tij do të ishte plot 433 milionë Euro. Llogaria më e fundit e bërë nga playratings.net ishte ajo për Higuain që verën e kaluar kaloi nga Napoli te Juventus.Sipas këti portal, argjentinasi nëse do të aplikohej çmimi i amplifikuar si në rastin e Neymar, do të kushtonte 264 milionë Euro. Janë këto, shifra astronomike që as sheikët e kohës nuk do t’ia lejonin vete t’i shpenzonin.
sfidanti.al