Përballja sot do të jetë ndaj Frankfurtit, një skuadre që e ka mundur këtë sezon. Në stadiumin e Ajntrahtit, në orën 18:30, Bajerni nis një seri të vështirë ndeshjesh në Bundesligë, pasi në radhë janë Leverkuseni, Hofenhajmi, Unioni i Berlinit dhe Frajburgu, që të gjithë ekipe të pjesës së sipërme të tabelës. Përtej problemeve në formacion, trajneri Julian Nagelsman duhet të gjejë një zgjidhje për problemin e golave të pësuar. Sipas statistikave, në 4 ndeshjet e fundit në të gjitha konkurrimet, Bajerni ka pësuar në pjesën e parë 7 nga 8 golat gjithsej. Kjo duhet të ndryshojë që të ketë më shumë shanse për fitoren dhe për të mos pasur gjithmonë nevojë për përmbysje. Levandovski, të paktën është në formë të madhe dhe ka shënuar 28 gola deri tani në kampionat.
Sfidanti.al