Në finalen e Kupës së Ligës, Liverpuli luan me portierin që ishte sulmues

Kaoimhin Kelleher është 23 vjeç dhe do të luajë një finale në jetën e tij. Kjo do të jetë ndeshja fundore e Kupës së Ligës (Karabao) në “Uembli” këtë të diel ndaj Çelsit. Kelleheri ka luajtur në ndeshjet e tjera dhe trajneri Jurgen Klop është i vendosur në gjykimin e tij. “Kjo është gjëja më e drejtë për të bërë, – thotë gjermani, – këtu nuk ka asgjë të keqe. Ai e meriton, ai na ka sjellë deri këtu”. Portieri kryesor, Alison, do të jetë në stol, ndërsa Kelleher do të përpiqet të fitojë bashkë me shokët një trofe të rëndësishëm. Irlandezi ka qenë në rolin e sulmuesit kur ka hedhur hapat e para në futboll, edhe pse më pas ndryshoi pozicion.

Sfidanti.al