Pioli fajësoi arbitrin edhe për lojën e dobët të Milanit

Në një ndeshje futbolli me më shumë se 90 minuta lojë, tifozët dhe telespektatorët do të donin sa më shumë kohë efektive. Nuk ndodhi kështu në përballjen Milan-Udineze në Serinë A, ku sipas statistikave pati vetë 45 minuta lojë të vërtetë, ndërsa pjesa tjetër ishte shpërdorim. Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ishte shumë i mërzitur për këtë gjë, porse fajtor gjeti arbitrin dhe jo lojtarët e tij. “Nëse ka vetëm 45’ lojë efektive, – tha ai, – përgjegjës është edhe arbitri. Lojtarët e mi janë korrektë, në përgjithësi janë të qetë kur luajnë, pra nëse patën shqetësim padyshim që duhet të jetë një motiv”. Gjithsesi, Pioli pranoi se Milani ishte fajtor vetë për atë që ndodhi. “Në pjesën e dytë harruam të shikonim përpara, – tha ai, – ka disa ndeshje që po na ndodh kjo gjë. Ndoshta, ndikon mosha e re e lojtarëve, besoj se do të ndryshojë. Tani le të mendojmë për derbin me Interin”.

Sfidanti.al