Reali i koshit prek fundin në Euroligë, rekord i pikëve më të pakta!

I ndodhi përballë skuadrës më të dobët të momentit në Kupën e Kampionëve të basketbollit të meshkujve. Reali i Madridit mund të jetë një nga dy ekipet më të mira të Euroligës këtë sezon, por disfatat me Barcelonën në kontinent dhe në Spanjë kanë sjellë goditje për moralin dhe kjo u ndje në përballjen në fushën e Zhalgirisit të Kaunasit. Rezultati ishte 68-47 për lituanezët që arritën një fitore të madhe, ndërsa skuadra e trajnerit Laso pësoi humbjen duke vendosur rekordin negativ në Euroligë. Asnjëherë më parë nuk kishte shënuar 47 pikë apo më pak!

Sfidanti.al