Duket se ai e ka vendosur dhe ka bërë një sakrificë të madhe. Kristiano Ronaldo do të jetë për herë të parë në karrierë pa futbollin e Ligës së Kampionëve sepse mediat angleze informojnë se ai e ka ndarë mendjen të qendrojë tek Mançester Junajtidi. Alternativat si Bajerni, Juventusi apo Paris SG asnjëherë nuk kanë qenë shumë të mundshme, ndërsa Roma nuk “e ndez shumë” dhe një kalim tek Çelsi mesa duket nuk do të ndodhë. Trajneri Erik Ten Hag mësohet se i ka thënë portugezit se do ta bëjë kapiten të ekipit, siç i takon emrit, moshës dhe përvojës së tij. Kjo padyshim që ka luajtur rol në vendimin e Kristianos për të luajtur në Ligën e Europës këtë sezon e për t’u kthyer në Champions vitin tjetër, ndonëse do të jetë 38 vjeç.
Sfidanti.al