Mbape ndoqi ndeshjen në LA, por Garet Bejli nuk ishte aty

Pushimet nuk mund t’i ketë edhe aq pasive, dhe nga futbolli nuk ndahet dot lehtë. Kilian Mbape ishte në SHBA, në Kaliforni, dhe zgjodhi në ndiqte një ndeshje të Los Anxhelos FC-së në kampionatin amerikan të futbollit. Vendasit fituan 2-0 ndaj Nju Jork Red Bullsave, ndërsa në radhët e tyre pritet të luajë ylli i Uellsit, Garet Bejl, pasi përfundoi kontratën me Realin e Madridit. Bejli është gjithashtu me pushime pasi përfundoi sezonin edhe me Uellsin në Ligën e Kombeve, ndaj edhe Mbapeja nuk pati mundësi ta ndiqte në fushë apo që ta takonte. Golat për kalifornianët u shënuan nga Kristian Arango dhe Diego Palasios dhe ata udhëheqin kampionatin me 4 pikë më shumë se rivalët.

Sfidanti.al