Luis Kampo nuk mund të kishte ardhur me dorë më të hekurt se kaq. PSG ka në plan të largojë një numër të madh lojtarësh aq sa ata mund të mbushin një formacion, madje sipas roleve tipike nga porta deri në sulm. Edhe pse nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me Nejmarin, është e qartë se të tillë si Kejlor Navas, Kehrer, Kurzaua, Paredes, Vajnaldum, Draksler apo Ikardi nuk janë në planet e drejtorit të ri sportiv, dhe trajneri Galtie. Paris SG dëshiron të grumbullojë sa më shumë financa për shkak të shpenzimeve tepër të mëdha të bëra këto kohë, ndonëse nuk është e sigurt nëse do të jetë e mundur që nga këta lojtarë të “shtrydhet” diçka e tillë, në kushte shumë të vështira financiare në të cilat ndodhet futbolli europian.
Formacioni që mund të largohet: Navas, Dagba, Kehrer, Dialo, Kurzaua, Herrera, Paredes, Geje, Vajnaldum, Draksler, Ikardi.
Sfidanti.al