Barcelona thotë se Bernardo Silva u lut që të kalonte në “Kamp Nou”

Kjo gjë duhet të ketë ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, pasi burimet nga klubi katalanas informojnë se gjithçka ngjau kur ata shkuan në Angli për të biseduar për sulmuesin Ferran Torres. Spanjolli u bë në atë kohë lojtar i Barcelonës dhe është shumë i vlerësuar, por ndërkaq drejtuesit “blaugrana” morën një kërkesë që ndoshta nuk e prisnin. Bernardo Silva, njëri nga yjet e Mançester Sitit dhe të Portugalisë, kërkoi në mënyrë konfidenciale që në “Kamp Nou” të diskutohej një transferim i mundshëm i tij. “Ai na u lut, – thotë ky burim, – madje na dërgoi edhe mesazh”. Aktualisht, mediat spanjolle po shkruajnë se Barcelona është e interesuar për Silvën, ndonëse trajneri i Sitit, Guardiola, thotë se portugezi do të qendrojë në “Etihad”.

Sfidanti.al