Tenis, Shviontek synon rekordin e Selesit, por jo atë të Navratilovës!

Sot për sot, polakja është numri 1 i botës dhe është e padiskutueshme. Iga Shviontek shkon në Uimbëlldon si kampionia në fuqi e “Rolan Garosit” të Parisit dhe si vajza më në formë në botë në tenis. Ajo ka arritur deri tani 35 fitore radhazi në fushat e lojës, që do të thotë se është vetëm 1 fitore prapa rekordit personal të legjendës Monika Selesh, që e la tenisin më shpejt për shkak të një agresioni dhe plagosjeje. Me gjasë, Shviontek do ta kalojë serben me origjinë hungareze, porse nuk ka shpresë një herë për një herë, që të arrijë apo të kalojë legjendën çekosllovake dhe amerikane, Martina Navratilova. Lavdia e tenisit të femrave ka arritur 75 fitore radhazi në një moment të karrierës.

Sfidanti.al