Nga goditja e Dejvisit tek dëmtimi i De Ligtit, Bajerni nuk pati fat

Mediat në Bavari thonë me humor dhe shqetësim se “FC Dëmtimi” është rikthyer. Bajerni ka qenë skuadër e famshme për problemet fizike të lojtarëve, ashtu si shpesh herë edhe Dortmundi, ndërsa këtë sezon goditjet po vijnë sidomos në mbrojtje. Pasi Lykas Hernandez u dëmtua në fitoren 2-0 në Champions ndaj Barcelonës, në derbin ndaj Dortmundit pati dy “viktima” të tjera. Alfonso Dejvis u nxorr nga loja që në pushim pasi u godit nga Xhud Belinghami, dhe për fatin e keq të bavarezëve, anglezi nuk mori të kuq, pavarësisht se e meritonte. “Arbitrimi ishte skandaloz”, shkruajnë në Mynih duke akuzuar edhe VAR-in. Në 62’ në “Der Klasiker” doli nga fusha edhe Matijs De Ligt për një problem muskulor. “Në këtë moment nuk kemi shumë qendërmbrojtës, – thotë trajneri Nagelsman, – por, nuk mund të rrezikojmë”. Bajernit i mbeten vetëm Upamekano dhe Pavari.

Sfidanti.al